Skip to content
Të Gjitha

Gati sa dyfishi i mesatares së vendit, ja kush janë më pijedashësit në Shqipëri

· 1 min lexim

Shqiptarët janë një nga popujt më pijedashës, gjë e cila dëshmohet edhe nga tradita për prodhimin e rakisë dhe verës.

Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve për vitin 2018, qarku i Dibrës rriti shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan me 6% të totalit.

Në krahasim me mesataren e vendit, shpenzimet për duhan dhe pije ishin dyfish më të larta.

Sipas të dhënave të INSTAT, një familje shqiptare mesatarisht ia dedikon 3.5% të shpenzimeve pijeve dhe duhanit.

Pas Dibrës renditet Elbasani me 5.2% të shpenzimeve për duhan dhe pije alkoolike.

Më pas vjen Berati dhe Lezha me 4.8% të totalit.

Kukësi dhe Korça kishin një mesatare të lartë krahasuar me mesataren e vendit, me përkatësisht 4.4% dhe 3.8% të totalit.

Qarku me shpenzimet e ulëta për këtë kategori është Vlora, me 2% të totalit.

Shpenzime të ulëta janë regjistruar edhe në Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër, përkatësisht me 2.2%, 2.4% dhe 2.7%.

Kjo nuk do të thotë se qytetarët në këto zona konsumpjnë pak pije alkoolike, pasi në anketë nuk përfshihen prodhuesit artizanalë.

Me një diferencë të ulët me mesataren e vendit renditet qarku i Fierit dhe Tiranës me mesatare 3.2 dhe 3.3% të totalit të shpenzimeve.