Skip to content
Të Gjitha

Gati 3 muaj pas tërmetit, Holanda dhuron 3 milionë euro për rindërtimin. Ja çfarë pritet të ndodhë të hënën në Bruksel

· 2 min lexim

Teksa kanë kaluar 2 muaj e gjysmë që nga tërmeti tragjik i nëntorit, Holanda ka dhuruar 3 milionë euro për rindërtimin e banesave të shembura.

Lajmi është bërë i ditur në Twitter nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili ka shprehur mbështetjen dhe ndihmën konkrete të shtetit holandez.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë pas tërmetit dhe do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, shkruan ministri Blok.

https://twitter.com/ministerBlok/status/1228352026993733632?s=20

Kujtojmë se ditën e hënë, më 17 shkurt, do zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.

Ajo do mbahet në Bruksel sipas këtij itinerari:

-do të hapet në orën 14:30 nga kryeministri Rama, i cili do të shoqërohet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel,

-pas kësaj, do ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarčič, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit,

-ndërkohë, në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi,

-ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.

Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019 humbën jetën 51 persona, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa, duke lënë pas një dëm të përllogaritur në rreth 1 miliard euro.