Skip to content
Aktualitet

Fundjava e fundit e gushtit/ Radhë të gjata në Morinë, pushuesit kosovarë dynden drejt bregdetit

· 1 min lexim

Fundjava e fundit e sezonit veror, ka bërë që pushuesit kosovarë të dynden drejt bregdetit shqiptar.

Si pasojë radhë të gjata kilometrike ka patur që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës.

Fluksi i madh i automjeteve është krijuar në aksin Morinë-Kukës, ndërsa radhët e automjeteve kanë shkuar deri pranë fshatit Vërmicë të Prizrenit.

Vetëm gjatë kësaj fundjave në Shqipëri janë future mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës.