Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo përgjegjësi për korrupsionin dhe duke mbrojtur projektin e investimit në Sazan dhe Nartë.

Në një intervistë për Financial Times, Rama përdori një gjuhë të ashpër ndaj kritikëve të tij, duke deklaruar:

“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre ta provojnë se jam”.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë dhe kundër projektit prej 4 miliardë dollarësh në Sazan dhe Nartë kanë hyrë në javën e tyre të katërt, ndërsa kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për transparencën, ndikimin mjedisor dhe lidhjet e investimit me figura të afërta me administratën amerikane.

Gjatë intervistës, Rama mbrojti investimin e Jared Kushner dhe hodhi poshtë pretendimet që lidhin ekonominë shqiptare me pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

“Është e tmerrshme të thuhet se ekonomia shqiptare bazohet te pastrimi i parave. Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh. Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike mbështetet kryesisht te pastrimi i parave? Jo”, u shpreh ai.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se shtimi i hetimeve për korrupsion nuk është tregues i rritjes së korrupsionit, por pasojë e reformave të ndërmarra nga qeveria e tij në sistemin e drejtësisë.

Rama argumentoi se një pjesë e kundërshtimeve ndaj projektit në Sazan lidhen edhe me kundërshtarët politikë të presidentit amerikan Donald Trump.

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trumpit. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do t’ia dinte për flamingot, për Shqipërinë apo për ndonjë gjë tjetër. E gjithë kjo vjen nga urrejtja ndaj Trumpit”, deklaroi Rama.

Deklaratat e kryeministrit pritet të nxisin reagime të reja politike dhe publike, në një moment kur protestat kundër qeverisë, projektit të Sazanit dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë shkaktuar pakënaqësi qytetare vijojnë të mbajnë të lartë tensionin në vend.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip