Skip to content
Aktualitet

‘Frika’ nga virusi/ Barron dhe Ivanka i nënshtrohen testit pas rezultatit të Presidentit Trump dhe Melanias, ja rezultati…

· 1 min lexim

Pas daljes pozitivë me koronavirus të Donald dhe Melania Trump, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i janë nënshtruar testit.

Vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë dalë negativ raporton “CNN”.

Shtëpia e Bardhë bën të ditur që edhe Barron Trump, djali i Trump dhe bashkëshortes Melania, ka rezultuar negativ.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm vetë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, rezultuan pozitiv me koronavirus.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”,- shkroi Trump.

/Burimi: CNN/Përktheu: GazetaRefiorma.com/