Skip to content
Bota

Franca masë të ashpër për koronavirusin: Nuk lejohet tubimi i më shumë se 10 personave në Paris

· 1 min lexim

PARIS

Policia e kryeqytetit të Francës ka njoftuar se është e ndaluar në Paris, që të tubohen më shumë se 10 persona.

Kjo është një masë që vendoset në shtetin francez, për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Ndërsa, vendosja e maskës e detyrueshme, që ishte rregull në disa pjesë të kryeqytetit francez, tashmë është me detyrim thuajse në të gjitha lagjet e Parisit, shkruajnë mediat e huaja.

Policia e Parisit në një komunikatë u shpreh se nëse gjendja agravohet më keq, vendosja e maskës mund të bëhet deyrim në cdo pjesë të kryeqytetit.

Franca është një shtet relativisht i prekur nga koronavirusi. Për shkak të Covid-19, në Francë kanë vdekur më shumë se 30 mijë persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 212 mijë njerëz.