Skip to content
Bota

FOTOLAJM/ Nis bërja e vaksinës kundër Covid. Ja si presin njerëzit në radhë në Moskë

· 2 min lexim

Ishte shteti i parë që deklaroi zyrtarisht prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit dhe po ashtu është i pari vend në botë që pas testimeve të suksesshme ka nisur bërjen masive në popullatë.

Është fjala për Rusinë e cila ka nisur sot nga procesi i vaksinimit kundër koronavirusit të ri, fillimisht te stafet mjekësore dhe më pas edhe në kategori të tjera të popullatës.

Sipas BBC, vaksina “Sputnik V” është regjistruar në gusht të këtij viti dhe prodhuesit thonë se, ka efektivitet prej 95 për qind.

People with certain underlying health conditions, pregnant women and those who have had a respiratory illness for the past two weeks are barred from vaccination

Njerëzit janë regjistruar për të marrë vaksinën dhe para klinikave aktualisht ka radhë, raportohet nga mediat vendase.

Vaksina jepet me dy doza. Prodhuesit thonë se, nuk ka efekte anësore, edhe pse ekspertët perëndimorë kanë shprehur rezervat e tyre.

Megjithatë problemi është se sa vaksina mund të prodhojë Rusia. Sipas BBC, prodhuesit thonë se, deri në fund të këtij viti do mund të prodhojnë vetëm 2 milionë doza.

Vetëm Moska, ku ka nisur fillimisht procesi, është një qytet me 13 milionë banorë.

Russia has begun its coronavirus vaccination programme, with 70 clinics in Moscow prioritising those who are most at risk from the virus

Por është edhe një kompani e dytë ruse që ka prodhuar një tjetër vaksinë, edhe ajo pothuaj se e njëjtë për nga suksesi dhe efektshmëria me “Sputnik V”.

Duket se kjo do të jetë një tjetër zgjidhje, edhe pse vendi me rreth 150 milionë banorë ka nevojë për shumë më shumë doza vaksinash.

The Russian vaccine being used - Sputnik V - was registered in August and developers have said that it is 95 per cent effective

An online registration service allows city residents in the essential professions aged 18-60 to book free appointments at 70 sites around the city

Thousands of people have already registered to get the first of two jabs over the weekend

/Burimi: BBC/Përshtati: GazetaReforma.com/