Skip to content
Bota

Fotoja që po bën xhiron e botës/ Djaloshi fle rrugëve të Bejrutit, pasi shpërthimi i prishi shtëpinë

· 1 min lexim

LIBAN

Shpërthimi në Bejrut të Libanit ka shkaktuar shumë pasoja në njerëz, por edhe ekonomike e sociale.

Afër 300 njerëz vdiqën nga shpërthimi në kryeqytetin libanez, ndërsa më shumë se 6000 të tjerë janë plagosur, raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa, një foto nga kryeqyteti libanez po bën xhiron e rrjetit kudo në botë.

Aty shihet një djalosh, që fle në një lagje të Bejrutit, pasi shtëpia e tij u shkatërrua nga shpërthimi në port. Reuters shpjegon foton.

“Një djalosh, shtëpia e së cilit u shkatërrua nga një shpërthim në portin e Bejrutit, fle jashtë në dysheme, në një lagje të quajtur Karantina, të kryeqytetit të Libanit”, thuhet përbri fotos.

Shpërthimi në Bejrut ishte një ngjarje dramatike, që u pasqyrua në mediat ndërkombëtare.

Pasi më shumë se 300 vetë vdiqën, qeveria vendore dha dorëheqjen.

Mijëra njerëz dolën në protesta nëpër rrugë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion. /Gazetareforma/