Skip to content
Bota

FOTO/ Tensionohet situata zgjedhore në SHBA, Arizona kthehet në ‘shesh lufte’

· 1 min lexim

Loja mediatike dhe ajo e sondazheve ka bërë që situata zgjedhore në SHBA të bëhet fare e paqartë, duke rrezikuar një destabilitet në zona të caktuara.

Një rast i freskët është ai i disa media amerikane që e kanë shpallur verdiktin e tyre për Arizonën, duke deklaruar se, ky shtet i kalon demokratit Joe Biden.

Por në fakt, në Arizona, numërimi i votat nuk ka përfunduar plotësisht.

Madje Joe Biden, e ka humbur ndjeshëm diferencën e theksuar që kishte me Donald Trump.

Sipas “Daily Mail”, diferenca ka zbritur nga 200 mijë vota në vetëm 13 mijë.

Kjo ka bërë që protestues të armatosur pro-Trump të zbresn në shesh, duke kërkuar që të numërohet çdo votë. Tensione janë shënuar në një qendër votimi në Arizona, e cila u detyra të mbyllet.

Nëse Biden ruan fitoren në Arizona dhe Nevada, ai do jetë presidenti i ri amerikan. Por Trump ka nisur sfidat ligjore ndaj rezultateve zgjedhore në shtetet e lëkundura.

Ndërkohë protesta janë shënuar edhe në qytete të tjera, teksa tensionet në SHBA janë të larta në pritje të shpalljes së fituesit.

FOTOT/ Arizona kthehet në ‘shesh lufte’, tensione në SHBA

/Burimi: Daily Mail/Përktheu: GazetaReforma.com/