Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ ‘Shtet ku**ë!’… Policia i gjobit për maska, qytetarët e shprehin revoltën në forma epike  

· 2 min lexim

Shteti shqiptar kërkon që t’ua imponojë qytetarëve respektin dhe kujdesin për jetën me forma represive dhe policore, por duket se as kjo nuk po funksionon më.

Në mbarë vendin Policia e Shtetit ka marrë urdhër që të vendosë sa më shumë gjoba si tek shoferët e automjeteve ashtu dhe tek qytetarët këmbësorë, për mos mbajtjen e maskës me detyrim.

Por, duket se as maska, as gjobat e kripura, as policia dhe as detyrimi ligjor, nuk po bëjnë më efekt tek qytetarët që zemërimin ndaj qeverisë dhe pandemisë e shprehin në forma origjinale.

Në rrjet kanë nisur që të qarkullojnë disa foto nga gjobat e vendosura nga Policia, ku të ndëshkuarit janë shprehur ashtu siç e kanë ndjerë dhe kanë dashur.

Policia e Shtetit ka harruar luftën kundër krimit të organizuar dhe narko-trafikut, plagët e të cilit po përgjakin gati çdo ditë rrugët e vendit.

Policia dhe Ministria e Brendshme duhet se janë më të interesuara që të mbajë rregull dhe të sigurohet se qytetarët, mbajnë maskat për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në patrullimet e tyre, “blutë” e vendit janë siguruar që të mos u shpëtojë askush pa ndëshkuar, në rast se thyejnë rregullat e vendosura në Kodin Penal.

Në rrjet kanë nisur që të qarkullojnë disa nga gjobat e vendosura nga Policia, ku të ndëshkuarit nuk kanë hezituar që ta shprehin hapur talljen me shtetin dhe Policinë e Shtetit, që është bërë si estradë rruge.

“Policia e Shtetit ka mbaruar”,- shkruan njëri, ndërsa tjetri më fjalëpak shton në përshkrimin e arsyes në dokument: “Shtet ku**ë”.

/GazetaReforma.com/