Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Merr flakë transformatori elektrik tek “Bujqësori”

· 1 min lexim

Ditën e sotme transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë nga zjarri.

Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.