Skip to content
Kryesore

Foshnja u braktis nga e ëma/ Banorët e pallatit: Ishte kafshuar nga një mi

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në kryeqytet, ku një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në garazhin e një pallati.  Foshnja u dërgua menjëheë në spital, por fatkeqësisht nuk mund të mbijetonte.

Disa banorë janë shprehur për “Vox News” se foshnja është gjetur e kafshuar.  Por detajet që ata tregojnë janë akoma më rrëqethëse, teksa thonë që foshnja është sulmuar nga një mi dhe trupi kishte marrë ngjyrë lejla.

Ndërkohë nëna e foshnjës, 30-vjeçarja, Eglantina Isufi për aktin që ka kryer rrezikon 3-10 vite burg.  Ajo ka deklaruar para uniformave blu se kishte turp ta mbante fëmijën pasi ishte pamartuar dhe jetonte në kushtë aspak të mira ekonomike.