Skip to content
Politikë

Fond prej 100 milionë eurosh, Rama tallet me pensionistet

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka shpallur një fond prej 100 milionë eurosh për pensionistët.

Në ditët në vijim, qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit. Të gjithë ata që kanë një pension deri në 20 000 lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Bonusi i tyre do të jetë 15 000 lekë. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 000 lekë, do të marrin dyfishin e bonusit që merrnin. Pra, do të marrin 10 000 lekë bonus”, tha Rama

Ky bonus duket si një formë talljeje me pensionistët, pasi kjo ndihmë financiare, është e pamjaftueshme për të adresuar vërtet nevojat e pensionistëve, të cilët përballen çdo ditë me inflacionin dhe rritjen e çmimeve.