Skip to content
Të Gjitha

FNSH hedh sërish gaz lotsjellës pranë Drejtorisë së Policisë

· 1 min lexim

Qytetarët u grumbulluan dhe u nisën drejt Drejtorisë së Policisë, mirëpo janë përballur me forcën e “bluve’.

Policët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesit janë tërhequr të panikosur. Turma është shpërndarë dhe nga frika e makinave të ujit që duket sikur kanë marrë rrugët në kontroll.

Protesta e katërt pas vrasjes së Klodian Rashës ka thuajse një orë që ka nisur.

Policia ndërkohë ka nisur shoqërimet e para, madje i ka ndjekur qytetarët deri tek hyrja e pallatit.

/GazetaReforma.com/