Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare për vitin 2025

08:59 24/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Tensionet tregtare dhe pasiguria politike po ushtrojnë presion mbi ekonominë globale, duke zbehur pritshmëritë për rritje në vitet e ardhshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore, paralajmëron se rritja e PBB-së globale pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në 2026  një ulje krahasuar me parashikimin e janarit prej 3.3%.

FMN e ndërlidh këtë ngadalësim me një përshkallëzim të ndjeshëm të barrierave tregtare, përfshirë vendosjen e tarifave të reja nga SHBA më 2 prill, që kanë çuar nivelin efektiv të tarifave në nivele të papara prej dekadash.

Këto masa, shoqëruar me kundërpërgjigje nga partnerët tregtarë, po e shtojnë paparashikueshmërinë dhe po pengojnë aktivitetin ekonomik global.

FMN e quan këtë raport të prillit një “parashikim referues”, pasi është hartuar mbi bazën e zhvillimeve deri më 4 prill 2025 dhe përfshin disa skenarë të mundshëm për të ardhmen.

Në nivel rajonal, ekonomitë e Ballkanit shfaqin një prirje pozitive. Shqipëria pritet të rritet me 3.8% në vitin 2025, duke shënuar një përmirësim krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 3.4%.

Kosova ruan ritmin e qëndrueshëm me një rritje prej 4%, ndërsa Serbia parashikohet të rritet me 3.5%. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të kenë rritje me 3.2%, ndërsa Bosnje-Hercegovina me 2.8%.

Për Ukrainën, rritja për vitin 2025 parashikohet në 4.5%, ndërsa për këtë vit mbetet në 2%.

Në anën tjetër, inflacioni global pritet të bjerë më ngadalë sesa mendohej më parë, duke zbritur në 4.3% në 2025 dhe në 3.6% në 2026.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka theksuar se fragmentimi i zinxhirit tregtar global po nxjerr në pah rëndësinë në rritje të sigurisë kombëtare në politikëbërje ekonomike, ku shumë vende po zhvendosin fokusin nga efikasiteti drejt vetë-mjaftueshmërisë një kthim i vëmendjes drejt prodhimit vendas, veçanërisht në sektorë si industria e çelikut.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ekonomia shqiptareFMN

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Vilma Nushi paditi për shpifje Albana Vokshin, sot seancë në GJKKO

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip