Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fjeta me një djalë tjetër/ Si i dashuri filipinez tentoi të mashtronte shoqet e saj

08:31 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Fjeta me një djalë tjetër/ Si i dashuri filipinez tentoi të mashtronte shoqet e saj

Vrasja e rëndë e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, vijon të tronditë opinionin publik në Itali, ndërsa çdo ditë dalin në dritë detaje të reja nga hetimet që po zgjasin prej dy javësh.

Një nga zbulimet më të fundit lidhet me mesazhet që autori i dyshuar i krimit, Mark Samson i dashuri i viktimës i ka dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke tentuar të mashtrojë dhe të fshehë gjurmët e vrasjes.

Në komunikimet e zbuluara, Samson përpiqej të krijonte idenë se Ilaria ishte larguar me një djalë tjetër, duke pretenduar se ajo kishte vendosur të kalonte natën me të. Por kur Maria Sofia, shoqja e ngushtë e vajzës, nisi të dyshonte, ai ndërpreu çdo kontakt dhe hodhi telefonin, për të humbur gjurmët.

“U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.

Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.

Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”. Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”

Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policinë”.

Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”. Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë.”

Manipulimet e tij nuk ndaluan me kaq. Më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes mori dhenë, ai hyri në profilin e Ilarias në Facebook dhe postoi: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë”, duke u përpjekur për herë të fundit të mashtronte hetuesit dhe opinionin publik.

Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Mark SamsonMesazhetshoqetvrasja e Ilaria Sulës

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip