Skip to content
Të Gjitha

Fituan betejën me COVID-19, ja sa ka shkuar numri i të shëruarve

· 1 min lexim

Ka shkuar në 131 numri i të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 15 persona të tjerë.

Bilanci zyrtar i COVID-19 në vendin tonë 377 të prekur, në mesin e të cilëve 22 viktima.

Kujtojmë se ditën e djeshme tek spitali Infektiv ndërroi jetë një 90-vjeçar.

Aktualisht në spitalin Infektiv ndodhen 66 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Kurse në spitalin COVID2 ndodhen 7 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive.

Ditën e djeshme u shënuan 16 raste të reja, një ulje e ndjeshme në krahasim me një javë më parë.

Ekspertët janë shprehur se këtë javë kurba do të zbresë, por kurrësesi nuk duhet ulur vigjilienca.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme vendosi të bëjë disa lëshime, duke zgjatur orarin e pazarit me 90 minuta.

Shefi i qeverisë u shpreh se mund të fillojë të bëjë disa lëshime të vogla, duke parë ecurinë e koronavirusi, por që do të ndëshkohen me sanksione të rrepta.