Skip to content
Të Gjitha

Fate Velaj fjalë prekëse për Arben Bajon: Unë nuk të ndihmova dot, as shteti

· 1 min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj, me anë të një postimi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të skluptorit Arben Bajo, që humbi jetën për shkak të Covid-19.

Velaj shprehet se Arben Bajo iku nga kjo botë, duke thënë se ai vetë e shteti nuk mundën ta ndihmojnë dot.

Postimi i Fate Velajt:

ARBEN BAJO nuk është më.

Unë nuk e ndihmova dot.

As ti.

As ai dhe ajo.

As shteti.

As Vace Zela.

Bronxi i saj.

Kitara.

As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj,

tekat e saj.

  1. I. P. Kohës Tonë.
  2. I. P. Bronxit.