Skip to content
Të Gjitha

Evazioni me karburantet, Doganat me dorë të hekurt ndaj abuzuesve

· 1 min lexim

Vodhën më shumë se 1 milionë euro, Doganat ndëshkojnë 9 subjekte që veprojnë në fushën e karburanteve.

Njoftimi erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm, Arlind Gjokutaj, i cili konfirmoi përpara mediave se aksioni antiinformalitet vazhdon.

Kontrollet në subjektet në fjalë vazhdojnë dhe Gjokutaj tha se detyrimi i munguar ndaj shtetit kap vlerën e mbi 1 milionë eurove.

Goditja nuk ka ardhur vetëm ndaj subjekteve shkelës por edhe ndaj punonjësve të shtetit që i kanë favorizuar.

Kështu janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikëqyrës dhe janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.

Nga kontrollet rezultuan mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi, më konkretisht si më poshtë:

ROYAL TRADE COMPANY sha

PORTO ROMANO OIL sha

GENKLAUDIS sha

EUROPETROL sha

EROIL sha

BOLUNMEZ PETROL sha

LA PETROLIFERA ITALO – ALBANESE sha

MARE OIL Sh.A

TOSK ENERGJI Sha,