Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Europiani Shqipëri-Serbi, ‘Tifozat Kuq e Zi’ braktisin kombëtaren

20:20 27/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Një ditë më parë, Shqipëria mori një sinjal shumë pozitiv nga UEFA për organizimin e kampionatit Europian “U-21” për vitin 2027. Kandidimi i FSHF-së, për organizimin e këtij eventi dhe marrja në konsideratë nga UEFA, natyrisht që është një lajm shumë pozitiv për vendin tonë dhe për futbollin konkretisht.

Por siç thotë një shprehje që përdoret rëndom nga populli: Çdo e mirë e ka edhe një të keqe nga pas! Në fakt, ky event dhe kandidatura për organizimin e tij, nuk është e vetme, pasi Shqipëria ka aplikuar së bashku me Serbinë, pra gjysma e ndeshjeve do të zhvillohen në Beograd e gjysma tjetër në vendin tonë.

Pikërisht këtu nis e ‘keqja’. Kur UEFA lajmëron se ka marr parasysh projektin dhe pritet një ‘Po’ zyrtare nga organi që drejton futbollin në kontinent, vjen një goditje jo e lehtë nga ata për të cilët luhet ky sport, tifozët. Ka qenë tifogrupi ‘Tifozat Kuq e Zi’, grupimi më i madh i tifozëve nga të gjitha trevat shqiptare, ata të cilët kanë paralajmëruar distancimin nga kombëtarja dhe FSHF-ja, për shkak të vendimit të Armand Dukës që të mos tërhiqet nga organizimi i Kampionatit Europian “U-21” bashkë me Serbinë.

UEFA tha se propozimi i Shqipërisë dhe Serbisë është pranuar, madje dhe se është i vetmi propozim i dorëzuar dhe që i plotëson kushtet, por tifozët e kombëtares duket se nuk mund ta pranojnë një bashkëpunim të tillë me Serbinë, një vend që gjithmonë tensionet dhe armiqësitë kanë qenë në nivele të larta, politike dhe futbollistike. Tifozat Kuq e Zi thonë se ky është një akt i FSHF-së, dhe kurrsesi i gjithë shqiptarëve.

Ata shprehen se bashkëpunimi me Serbinë është një ndër aktet më të rënda të kryera ndonjëherë që shkel mbi gjakun e mijëra të pafjshmëve shqiptarë të masakruar nga kriminelët e Serbisë, një shtet që as nuk e njeh Kosovën, por edhe sot e kësaj dite sërish e kërcënon me pushtim.

Një pjesë e reagimit të Tifozave Kuq e Zi:

Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shkijeve është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit. Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.

Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime.

Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.

Pas pjesëmarrjes, për herë të dytë në një kampionat Europian, në Gjermani 2024, Kombëtarja shqiptare dhe Shqipëria si komb, kishte fituar jo pak pozitë në nivel kontinental, jo vetëm në aspektin futbollistik por edhe atë politik. Organizimi i kampionatit Europian për 21-vjeçarët do të ishte një tjetër hap për rritjen e futbollit shqiptar dhe një tjetër notë shumë pozitive në sytë e UEFA-s por edhe federatave të tjera Europiane, që deri para pak vitesh nga kanë parë si një vend i vogël, që kurrsesi nuk mund të merrte pjesë në evente madhore si Europiani, apo më keq akoma për organizimin e tyre. Tashmë duhet të shohim dhe të presim hapin e radhës nga ana e FSHF-së por edhe të tifozave kuqezi

Etiketa: Europiani U21EventifshftifogrupiTifozat Kuq e Zitifozet kunderuefa

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Video/ Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

Video/ Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.