Skip to content
Aktualitet

Ervin Salianji shkel rregullat anti-covid, e shndërron takimin e Korçës në miting elektoral (Video)

· 2 min lexim

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Ervin Salianji, ishte për fushatë elektorale në Libonik të Korçës. Salianji theksoi se qytetarët sot po mbështesin masivisht alternativën serioze të PD-së.

“Liboniku është dëshmia se s’ka më bastione të pathyeshme! 🇦🇱Të gjithë i janë bashkuar ndryshimit. Asnjë ditë për të humbur me të djeshmen. Sot e gjithë jemi bashkë për të mbështetur të vetmen alternativë serioze, Partinë Demokratike.”, u shpreh Salianji.

Ajo që vihet re është grumbullimi i disa dhjetëra personave në kohë pandemie. Edhe pse rregullat e reja të Komitetit të Ekspertëve i ndalojnë rreptësisht tubimet elektorale, të tilla raste janë të përsëritura nga PD.

Kujtojmë këtu dhe kryedemokratin Lulzim Basha në takimin me qytetarët në Fier, të cilin e ktheu në një miting ditën e djeshme.

Dhjetra simpatizantë demokratë ishin mbledhur në qendër të qytetit me pankarta e flamuj në duar. Nga pamjet e publikuara nga vetë Basha në rrejtet sociale, shikoheshin qytetarë pa maska mbrojtëse dhe pa distancën e nevojshme fizike.

Postimi i Ervin Salianjit:

Liboniku është dëshmia se s’ka më bastione të pathyeshme! 🇦🇱Të gjithë i janë bashkuar ndryshimit ✌️

Asnjë ditë për të humbur me të djeshmen. Sot e gjithë jemi bashkë për të mbështetur të vetmen alternativë serioze, Partinë Demokratike ✌️

Faleminderit me për energjitë dhe pritjen Liboniku