Skip to content
Të Gjitha

Emrat/ Miratohet lista përfundimtare me 5 kandidatë për ILD

· 1 min lexim

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurën e vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vend të parë, u rendit Artur Metani me 89.6 pikë.

Më pas janë renditur:

Sokol Stojani me 89 pikë.

Joana Asimi Sorraj 82.2 pikë.

Eris Hysi me 78.3 me pike.

Lindita Troja me 63.4 pikë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një nga institucionet e rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

ILD do ushtrojë kontrollin mbi gjykatës dhe prokurorë, ai do ketë të drejtë të nisë hetim dhe procedim disipolinorë për të gjithë hallkat e drejtësisë përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.