Skip to content
Aktualitet

Emrat/ Arrestohen tre nga kontrollorët e Rinasit, ja akuza që është ngritur ndaj tyre

· 2 min lexim

Pas grevës së djeshme në aeroportin e Rinasit, janë arrestuar tre nga kontrollorët.

Tre personat e arrestuar janë Flora Ndreca, Muhir Mezini dhe Armando Fezga, dhe akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Atyre iu është komunikuar masa e arrestit në ambientet e komisariatait, ku edhe janë mbajtur prej 12 orësh.

Bëhet me dije se tre personat në fjalë u arrestuan pasi dyshohen si organizatorët e grevës, ku kontrollorët shpallën paaftësinë për punë pas pushimit të kolegëve të tyre.

Më herët avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi deklaroi se akuza për shpërdorim detyre nuk qëndron pasi Albcontrol nuk është sh.a. që është pjesë e administratës shtetërore.

”Shpërdorimi i detyrës është një term që përdoret për administratën shtetërore nuk e di arsyetimi që bën prokuroria për ta konsideruar si ‘Shpërdorim Detyre’. AlbControl është një sh.a që nuk pjesë e administratës shtetërore”, tha ai.

Në ambientet e policisë u shoqëruan edhe 24 persona të tjerë, ndërsa një pjesë e tyre u lanë të lirë ditën e sotme. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi mëngjesin  e sotëm se ishte marrë vendimi nga Komiteti i Mbrojtjes Civile që ngarkonte ministren Belinda Balluku  për zëvendësimin e kontrollorëve të Rinasit me kontrollorë të huaj apo shqiptarë