Skip to content
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

· 1 min lexim

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të ish-Shefit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Sarandë, Elvis Dervishi, është emëruar drejtuesi i ri i këtij komisariati.

Në këtë post është caktuar Elvis Shehu, i cili më herët ka shërbyer si Shef i Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Gjatë karrierës së tij, Shehu ka mbajtur edhe pozicione të tjera si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë, si dhe Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.