Skip to content
Bota

Emërohen raportuesit për Shqipërinë dhe Kosovën në Parlamentin Europian

· 1 min lexim

Eurodeputeti estonez Riho Terras, nga Partia Popullore Evropiane, është emëruar raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Emërimi i tij është bërë pas një dakordësie në grupin e PPE-së në Komisionin për Politikën e Jashtme. Terras, ish-ushtarak dhe deputet i mëparshëm në Parlamentin Evropian, do të ndjekë zhvillimet në Kosovë dhe do të përgatisë raportet vjetore për avancimin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Për Shqipërinë, raportues është caktuar deputeti austriak Andreas Shrieder, ndërsa për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë emëruar gjithashtu raportues të tjerë nga grupet politike në PE.

Këta raportues do të monitorojnë përparimin e këtyre shteteve në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE dhe do të paraqesin raporte që miratohen si rezoluta në Parlamentin Evropian.