Skip to content
Të Gjitha

E ekzekutuan dhe më pas e hodhën në kanal, identifikohet njëri prej autorëve të vrasjes së Eri Zefit

· 1 min lexim

Policia ka identifikuar njërin nga autorët e vrasjes së Eri Zefit në Zallë Xhuxhë të anit në Mirditë.

Sipas ‘Balkanweb’, është shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia, nga Fani.

Ka dyshime se vrasja e 34-vjeçarit është bërë në një vend tjetër dhe më pas trupi është hedhur në një kanal në Zall Xhuxhë.

I riu u gjet nga banorët e zonës, i mbuluar në gjak.

Mendohet se Zefi është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar pranë Rrugës së Kombit.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Kjo pasi vëllai i tij në Durrës ka vrarë komshiun e tij në muajin shkurt të këtij viti.

Policia ndërkohë po punon për kapjen e të shpallurit në kërkim dhe identifikimin e autorëve të tij, Eri Zefi ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël.