Skip to content
Aktualitet

Ekzekutoi shqiptarin në sy të gruas e djalit, shpallet fajtor “kikbokseri” suedez

· 2 min lexim

Gjykata në Londër ka shpallur fajtor “kikbokserin” suedez, Anis Hemissi. Shtetasi Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djatit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2019.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit.  Mediet e huaja raportuan se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Beqiri u ekzekutua natën e Krishtlindjeve të 2020 me një breshëri plumbash në sy të djalit dhe gruas.

Por së fundmi, kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë.

Video tregon momentin kur Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e Beqirit.

Flamur Beqiri, i cili njihej me emrin e artit “Alex”, dyshohej se ishte përfshirë shumë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi.