Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi në Shkodër/ Qëlloi 14 plumba mbi ish-futbollistin, shpallet në kërkim kampioni i boksit dhe vëllai

· 1 min lexim

SHKODËR

Një vrasje e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ka trazuar sërish qytetin verior të vendit, që herë pas here kthehet në arenë përplasjesh mes individëve apo grupeve të caktuara.

Mbrëmë, Gledis Kraja, ish-futbollist, 23 vjeç u qëllua për vdekje, pasi mbi të janë zbrazur 14 plumba nga një tjetër automjet.

Mësohet se Sebastian Smakaj është autori kryesor i vrasjes, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij.

Po ashtu, mësohet se edhe Smakaj ishte kampion kombëtar në Taukundo, për peshën 80 kilogramë. Autori e viktima kishin raport miqësor me njëri -tjetrin.

Në momentin e ekzekutimit të Krajës, së bashku me Sebastian Smajën, ka qenë edhe i vëllai i tij. Gledis Kraja ka qenë duke udhëtuar me automjetin e një shokut të tij, kur u qëllua nga një breshëri plumbash automatike.

Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim Krajën, si i dyshuar kryesor për vrasjen. Ndërsa, mësohet se autori e viktima kanë pasur edhe më herët konflikt me njëri -tjetrin, për motive të dobëta.