Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i vëllezërve Biliali/ Lleshaj e Veliu vizitë rrufe në Shkodër

· 1 min lexim

Pas vrasjeve të ndodhura në Shkodër ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë bërë një vizitë rrufe.

Kjo vizitë mesa duket ka në qendër të saj një takim të rëndësishëm me prefekturën e këtij qarku, ku temë kryesore do të jetë sigurisht vrasja e ndodhur ditën e shtunë, ku mbetën të vdekur dy vëllezërit Bilali.

Deri më tani janë marrë dy masa, pra janë shkakruar dy drejtues, Drejtori i Policisë së Shkodrës dhe Shefi i Komisariatit të këtij qyteti, pikërisht për këtë arsye. 

Nuk dihet nëse do të mund të presim diçka edhe nga takimi që do të zhvillohet me Prefektin e Shkodrës, megjithatë do të jemi në pritje.