Skip to content
Kryesore

Ekstradohet sot Dritan Rexhepi, i shumëkërkuar nga drejtësia

· 1 min lexim

Dritan Rexhepi, i njohur si Gramos Rexhepi, pritet të ekstradohet sot në Shqipëri nga Turqia.

Ai njihet si një nga narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet për transportimin e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Rexhepi dyshohet gjithashtu për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Fushë-Krujë në vitin 1998, për të cilën është dënuar me 25 vite burgim në mungesë.

Ai u arratis nga policia në vitin 2007 dhe më pas u bë pjesë e një arratisjeje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali.

Ekstradimi i tij është mundësuar falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve turke.

Njoftimi:

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.