Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
Reading Time: 2 min lexim
Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur fabrikat ishin të mbyllura. Për të pestin vit radhazi, shitjet jashtë vendit po tkurren, duke dhënë një sinjal të fortë alarmi për ekonominë.

Të dhënat zyrtare të Instituti i Statistikave tregojnë se në janar 2026 eksportet arritën në 26.7 miliardë lekë, ose rreth 277 milionë euro. Një vit më parë ishin 31 miliardë lekë. Pra, brenda një viti janë zhdukur mbi 4 miliardë lekë eksporte. Ky është janari më i dobët që nga viti 2021, kur vendi ishte në izolim nga pandemia.

Arsyeja kryesore është forcimi i lekut ndaj euros. Kur leku forcohet, produktet shqiptare bëhen më të shtrenjta për të huajt. Kjo do të thotë më pak porosi, më pak kontrata dhe më pak para që hyjnë në vend. Prodhuesit përballen me një zgjedhje të vështirë: ose të ulin çmimet dhe të punojnë me humbje, ose të mbyllin aktivitetin.

Goditjen më të madhe e kanë marrë industria përpunuese, sidomos fasonët, por edhe sektori nxjerrës. Sipas INSTAT, “Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj,” tha INSTAT.

Me pak fjalë, eksportet po bien në pikën ku ishin kur ekonomia ishte e mbyllur. Ndryshimi është se këtë herë fabrikat nuk janë në lockdown, por po përballen me një treg që po u mbyllet për shkak të humbjes së konkurrueshmërisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip