Skip to content
Kryesore

Edukatorja e kopshtit në Astir shpallet në kërkim për dhunë ndaj fëmijës

· 1 min lexim

Edukatorja e një kopshti privat në Astir është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas një denoncimi të bërë nga babai i një fëmije të mitur.

Sipas denoncimit, edukatorja akuzohet për keqtrajtimin e djalit të tij, të cilin e dërgonte në këtë kopësht privat. Pas kallëzimit, ajo është larguar nga puna nga pronari i kopshtit.

Kur policia ka shkuar për ta marrë në pyetje, ajo nuk është gjetur në banesë dhe aktualisht nuk dihet vendodhja e saj.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 janë duke punuar për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, e akuzuar për keqtrajtim të fëmijës.