Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edhe 1.8 mln euro për Unazën, tenderi i ri shton kostot e projektit në buxhetin e shtetit

18:47 23/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhdon të marrë para shtesë nga buxheti i shtetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një tender të ri me vlerë 8.1 milionë euro për punimet në lotin 2 të projektit i cili është kritikuar për koston e lartë të deritanishme që arrin deri në 20 milionë euro për një kilometër rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të martën një tender me objekt plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, konkretisht në Lotin 2. Sipas informacionit të publikuar në dokumentacionin e tenderit, fondi limit është 990 milionë lekë ose 8.1 milionë euro pa TVSH dhe është shpallur me procedurë të hapur dhe me kohëzgjatje 18 muaj.

Afati për paraqitjen e dokumenteve për kompanitë garuese është deri më datë 29 dhjetor.

Të dhënat

Operatorët që do të shprehin interes duhet të kenë të deklaruar të paktën 120 punonjës nga muaji janar deri në muajin dhjetor, dhe këto do të duhet të garantohen përmes dokumenteve tatimore.

Po ashtu sistemi i vlerësimit mbetet sërish subjektiv ku 50 pikë do të marrë kompania që do të propozojë punësim nga banorë të zonës, organizimi i subjektit, dhe 50 pikë të tjera do të merren për ofertën më të ulët.

Në specifikimet teknike kërkohet që pjesëmarrësit në garë të ketë në rol drejtues inxhinierë me licencë.

Sa i përket mjeteve teknike do të duhet të garantohet pronësia e 6 kamionëve me peshë mbajtëse 20 tonë dhe 2 me 30 ton.

Një tjetër kërkesë janë dhe eskavatorët me zinxhirë me kapacitet 20 deri në 30 ton, ku duhen 4 të tillë.

Ashtu si dhe në tenderat e mëparshëm të unazës pjesëmarrësit duhet të paraqesin dokumente se kanë kryer punime të përafërta si dhe kanë kapacitetet e duhura financiare.

Më herët për tenderat që i përkasin ndërtimit të unazës së madhe janë ngritur akuza për kritere të qëllimshme që favorizojnë subjekte të caktuara si dhe për faturën e lartë të parashikuar që shkonte deri në 20 milionë euro për një kilometër rrugë./ oranews

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: editor-choice

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Reforma në drejtësi, ambasada e SHBA: Nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur

Reforma në drejtësi, ambasada e SHBA: Nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip