Skip to content
Aktualitet

E zgjoi nga gjumi/ I riu në Fier qëllon me gurë babain, arrestohet nga policia (EMRI)

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar nga Fieri ka qëlluar me gurë dhe ka lënduar babain e tij.

Shtetasi i identifikuar si Orjald Tushi ka goditur me gurë babain e tij në banesën e tyre, duke e bërë për spital.

Mësohet se midis të dyve ka nisur një sherr gjatë orëve të vona të natës. Pasi i ati e ka lënë zgjuar gjatë natës, 37-vjeçari e ka qëlluar atë me gurë.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.