Skip to content
Kryesore

E TRISHTË! I riu nga Gramshi gjendet pa shenja jete

· 1 min lexim

Policia e Durrësit njoftoi se shtetasi Ermal Shaliu, 35 vjeç, u gjet pa shenja jete në fshatin Pjezë, Shijak.

Shaliu, i cili kishte dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ishte shpallur në kërkim nga familjarët, të cilët e kërkuan publikisht në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Sipas burimeve policore, trupi i tij u gjet mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa hetimet paraprake sugjerojnë vetëvrasje.

Shaliu vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte kthyer për të marrë trajtim psikiatrik.

Emisioni “Me zemër të hapur” shprehu ngushëllimet e sinqerta për humbjen tragjike të të riut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.