Skip to content
Kronikë

E rëndë, polici aksidenton këmbësoren në Vlorë, plagoset dhe kolegu i tij

· 2 min lexim

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident rrugor në Vlorë ku një polic i forcave “Shqiponja” gjatë patrullimit të përhershëm, ka përplasur me motor një prej këmbësoreve që po kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të Vlorës.

Për pasojë është plagosur 38 vjeçarja me iniciale J.M. I plagosur ka mbetur edhe efektivi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme të motorit. Të dy personat po marrin mjekim në spitalin e Vlorës ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se gjate 2-mujorit të parë të vitit, kemi pasur shifra pozitive përsa i përket aksidenteve rrugore!
  • 184 aksidente rrugore, -9.8% më pak krahasuar me vitin 2021!
  • 247 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore, -7.8% më pak krahasuar me vitin 2021!
  • 35 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç, -29% më pak se në vitin 2021!
  • 25% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, -23% më pak se në vitin 2021!
  • 32 viktima nga aksidentet rrugore, -20 % më pak viktima krahasuar me vitin 2021!
  • 155 aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -5.5 % më pak krahasuar me vitin 2021!