Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Tiranë/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, qëllohet për vdekje 25-vjeçari! (EMRI)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku si pasojë ka ka humbur jetën 25 vjeçari Klodian Rasha, i qëlluar nga një efektiv policie.

Sipas Policisë, rreth orës 01:45 patrulla gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, ka konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Të gjendur në këto rrethana, efektivët i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e efektivët e Policisë për të ndaluar, përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Klodian Rasha, 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./GazetaReforma.com/