Skip to content
Kronikë

E rëndë në Shkodër, shoferi 73-vjeçar përplas këmbësorin

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Bëhet me dije se një këmbësor është përplasur nga shoferi 73-vjeçar, pasi i ka ndërprerë rrugën.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liria”, rreth një orë më parë.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i këmbësorit, sakaq 73-vjeçari me inicialet K.N është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është ka përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.