Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Lezhë/ 52-vjeçarja hidhet nga kati i dytë, ndërron jetë në vend! (DETAJE)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një grua është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jeton dhe ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja 52-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë, për shkak të kushteve të rënda psikologjike dhe depresionit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./GazetaReforma.com/