Skip to content
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 27-vjeçari pret këmbët me frezë, transportohet me urgjencë në Tiranë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë gjatë ditës së sotme. Mësohet se rreth orës 13:30 në fshatin Porodinë, një i ri 27-vjeçar ka prerë të dyja këmbët duke punuar tokën me një mjet tip zetor.

Në momentin që po punonte arën, i riu me iniciale A.M. ka humbur kontrollin e mjetit duke prerë të dyja këmbët me frezën e mjetit. Familjarët të alarmuar nga aksidenti i rëndë,  kanë lajmëruar ambulancën dhe mësohet se 27-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se ai është transportuar drejt spitalit të Traumës, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë për shkak të hemoragjisë. Më herët policia kishte njoftuar se ishte lajmëruar për aksidentin në fshatin Porodinë dhe se  i riu ndodhej në Spitalin e Korçës, ndërsa nga mediat bëhet me dije se ai është transportuar në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”.