Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Golem! Turisti polak gjendet pa jetë në dhomën e hotelit

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem ditën e sotme. Bëhet me dije se një  turist polak rreth moshës 70 vjeç është gjetur pa shenja jete në një hotel në Golem. Sipas informacioneve paraprake, Policia e Shtetit bën me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– F. H., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

– Xh. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin B. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.