Skip to content
Kronikë

E rëndë në Finiq! 65-vjeçari humb jetën pasi dysheku i mori flakë (EMRI)

· 1 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Qesarat të Finiqit. Shtetasit Mihal Foto i ka marrë flakë dysheku dhe më pas është asfiksuar nga tymi.

Si pasojë i moshuari 65-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor. I moshuari është gjetur pa jetë nga fqinji që kujdesej për atë.

Deri më tani nuk dihet se si ka rënë zjarri në dyshekun e krevatit, teksa ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës dhe është bërë publike para disa orëve.