Skip to content
Kryesore

E rëndë në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten dhe arratiset

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti në banesë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1. Shtetasi Xh. K., 40 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

“Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.