Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Dibër, 18-vjeçari vret aksidentalisht shokun (DETAJE)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 18-vjeçar ka vrarë aksidentalisht shokun e tij gjatë ditës së sotme .

Policia e Dibrës ka bërë me dije se 18-vjeçari kishte dalë për gjah me shokun e tij, 27-vjeçarin me iniciale G.K. Mësohet se 18-vjeçari e ka qëlluar nga pakujdesia me armë gjahu shokun e tij.

27-vjeçari i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës  14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për  gjueti.   Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se  nga  pakujdesia  ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazetareforma.com/