Skip to content
Kronikë

E rëndë në Berat, babai plagos me thikë djalin e tij 32-vjeçar (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku.   Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.   I ati 66-vjeçar i ka shkaktuar plagë të shumta në trup djalit, pas një konflikti në familje, motivet e të cilit akoma nuk janë të qarta.

32-vjeçari, në gjendje të plagosur është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.  Më pas i plagosuri është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Sh., 66 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, pas një debati për motive të dobëta ka goditur mjet mprehës (thikë), në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi A.Sh, pasi ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.