Skip to content
Kronikë

E RËNDË, 13-vjeçari në Lushnje po bënte video për Tik Tok (Detajet)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë ku një i mitur është gjetur pa jetë në banesën e tij.

 I mituri, banues në fshatin Golem, dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Një detaj tronditës është mësuar ditën e sotme se nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në Golem. ‘Top Channel’ raporton se 13-vjeçari Arjet Sulovari i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.