Skip to content
Të Gjitha

E përplas treni në Durrës, në gjendje të rëndë 35-vjeçarja

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje  të qytetit të Durrësit, te Ura e Dajlanit.

Një 35-vjeçare është përplasur nga treni dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se policia ka nisur hetimet dhe ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.