Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skenar filmi në Kukës! 57-vjeçari regjistroi si fëmijën e tij vajzën që nuk ekzistonte, në 2021-shin e shpalli të vdekur (EMRI)

12:04 28/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje për skenar filmi ka ndodhur në Kukës.

57-vjeçari Xhevit Sopaj është arrestuar, pasi falsifikoi 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

Njoftimi i Policisë: Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Regjistri”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disamujor me metoda speciale, të iniciuar nga Policia e Kukësit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin.

Falsifikoi 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.

Procedohen penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës kanë siguruar informacione për një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, dhe mbi këtë bazë kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i hetimeve disamujore, me metoda proaktive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Regjistri”, si rezultat i të cilit:

-u arrestua shtetasi Xh. S., 57 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve”;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit A. E., me profesion mjek, dhe A. E., administrator i një agjencie funerale.

Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, shtetasi Xh. S. ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte. Gjithashtu, në vitin 2021, 57-vjeçari ka falsifikuar skedën për vdekjen e kësaj shtetaseje, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

Për shtetasit A. E. dhe A. E. vijojnë hetimet, me qëllim provimin nësë këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Vladimir Putini – Kush është njeriu pas imazhit të projektuar

Vladimir Putini – Kush është njeriu pas imazhit të projektuar

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip