Skip to content
Të Gjitha

E moshuara gjendet e pajetë poshtë urës së Babrroit në Tiranë, ja çfarë thotë policia

· 1 min lexim

Një e moshuar u gjet e mbytur mëngjesin e sotëm poshtë urës së Babrroit në Tiranë.

Policia bën me dije se viktima është një 75-vjeçare me iniciale A.B.

Vdekja dyshohet të jetë aksidentale, pasi mbi trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht”, njofton policia.