Skip to content
Bota

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Itali

· 1 min lexim

Policia italiane zbuloi një rafineri heroine, në një shtëpi dykatëshe në Fontanella.

Në pranga ranë tre shqiptarë dhe u sekuestruan 10 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.

Operacioni i policisë së Milanis kishte tre ditë që kishte nisur, por u finalizua ndërmjet datave 27-28 shkurt.

Sipas mediave fqinje, karabinierët u futën në shtëpinë e shqiptarëve dhe panë dy burra që po paketonin lëndën narkotike.

Shqiptarët 41 dhe 22 vjeç u përpoqën të arratiseshin nga hyrja dytësore, por u neutralizuan.

Gjithashtu një tjetër shqiptar 24-vjeçar, u gjurmua dhe u bllokua.

Gjatë kontrolli në apartament, policët gjetën disa qese celofani që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike dhe mjete që shërbenin për ndarjen e kokainës.

Njëkohësisht u sekuestruan 7 mijë euro, që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal.